Arti vjen në shumëllojshmëri ngjyrash dhe formash, shkruan OnAir.
Kjo gjë vihet re më së miri në studion e Mimoza Studenicës. Ajo merret me artin e filigranit në letër.
Siç mund të vihet re edhe në videon më poshtë, kryesisht ajo punon me portrete të njerëzve të njohur shqiptarë dhe jo vetëm.
Mimoza tregon se këto lloj punimesh i përshtaten më së miri. Kjo edhe falë natyrës së saj ekspresive.
Më tej artistja na paraqet procesin e punimit. Për një projekt asaj i duhen 1 ose 2 muaj punë. Gjithashtu ajo tregon se ky lloj arti kërkon shumë durim dhe imagjinatë.