Thuhet se fotografia është një nga format më të veçanta të tregimit të jetës, shkruan OnAir.
Këtë gjë e ka kuptuar më së miri Lulzim Demaj, fotograf i botës së egër. Në këtë intervistë për “RTV Dukagjini” ai tregon se çdo ditë ai ecën rreth 40km në natyrë dhe qëndron disa orë në pritje derisa të ketë shkrepur foton e duhur. Gjatë këtyre sesioneve fotografie ai ka arritur të fotografojë edhe disa shpezë, ekzistenca e të cilëve nuk dihej në territoret tona.
Këtë pasion e ka trashëguar edhe te i biri i tij 12 vjeçar. Delbrin Demaj tregon se e ka filluar këtë pasion gjatë kohës së karantinës teksa ndiqte të atin në udhëtimet e tij. Gjithashtu Delbrini tregon se si falë këtij aktiviteti ai ka filluar të ketë edhe një interesim mjaft të madh rreth llojeve të shpezëve të ndryshme.
Intervistën e tyre të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë: