Nexhmedin Mulaku është ndër berberët më të vjetër në qytetin e Vushtrrisë, shkruan OnAir.
Dashuria për këtë profesion i filloi që në moshën e adoleshencës dhe ende si më parë vazhdon dhe e ushtron atë ndonëse tashmë ka dalë në pension. Nexhmedini punon në një floktore të vogël e cila nuk ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve. Ndonëse e vogël, kjo floktore mbart shumë kujtime brenda dhe gjithashtu një klientelë besnike.
Nexhdmedini tregon se fillimet e tij kanë qenë duke ndihmuar babain e tij pikërisht në këtë punë. Tashmë edhe fëmijët e tij po ndjekin hapat e tij.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: