Është ndër artistet më “rebele” që ka estrada shqiptare.
Duke u njohur për karakterin e saj revoltues, Baby G vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, edhe pse jo shumë aktive me projekte të reja muzikore, por gjithsesi me sjelljet dhe paraqitjet e saj.
Përveçse talentit në thurje të vargjeve, ajo cilësohet edhe si ndër fytyrat publike me trupin më joshës, e cila e ka dëshmuar këtë shpesh herë përmes rrjeteve sociale, duke sjellë imazhe mjaft seksi.
Sot ajo publikon diçka jo të zakonshme për të, ajo tregon se është e zonja edhe në kuzhinë, teksa tregon se po përgatit fli.
“Duke përgatitur fli. Unë di të bëj fli”, ka shkruar ajo në pamjet teksa shihet në kuzhinë duke pjekur flin.