Banorët e rrugës “Ali Dragaj” në Mitrovicë ankohen për gjendjen mjaft të keqe të kësaj rruge, shkruan OnAir.
Kjo rrugë është e mbushur me gropa dhe baltë. Ata tregojnë se gjatë periudhave kur bie shi kjo rrugë bëhet e pakalueshme. Gjithashtu një tjetër shqetësim i madh për ta është edhe kundërmimi që vjen si pasojë e mungesës së kanalizimeve.
Hera e fundit që ka pasur intervenime në këtë rrugë ka qenë para 5 vitesh.
Ndërkohë në një përgjigje me shkrim për “RTV Dukagjini”, drejtori i shërbimeve publike në komunën e Mitrovicës Naser Muja, u zotua se brenda këtij viti do ti japë zgjidhje problemit të kanalizimeve e më pas do të marrë masa për asfaltimin e rrugës.