Bankat komerciale në Kosovë sa shkojnë e rrisin barrën ndaj bizneseve, duke përdorur norma të larta për shërbime.
Vetëm për deponimin e parave të imta (metalike), tarifa është 5 për qind e shumës deponuese. Kjo për bizneset dhe ekspertë të ekonomisë po konsiderohet si një plaçkitje, e cila nuk duhet lejuar të ndodhë. BQK nuk komenton këtë çështje, ndërkohë MZHE-ja thotë se BQK-ja është i vetmi rregullator për bankat.