“Dje kanë ardhur e kanë rrëzu një objekt, që u kanë tu u ndërtu, kanë ardhë me i rrëzu dy ne nuk e kemi ditë, ajo është pronë private, vetëm ka ardhur një bager i Kek-ut dhe ka ardhur ka rrëzuar objektin dhe ka qenë prezent kryetari i komunës”, kështu është shprehur një qytetar i Sibovcit për KosovaPress.
Banorët e këtij fshati të Obliqit janë ankuar që komuna e Obiliqit i ka dëmtuar sepse jua ka rrënuar pronat e tyre private dhe që nuk ka pasur të drejtë.
Ata në një prononcim për KosovaPress kanë treguar edhe arsyet se pse kanë ndërtuar në këtë zonë që sipas Komunës është zonë me interes të veçantë./OnAir