Shpenzojnë energji elektrike çdo ditë, por kur vjen puna tek faturimi i gjithë borxhi total i’u faturohet qytetarëve të Kosovës.
Kështu tash e 19 vjet pas luftës, serbët e veriut të Kosovës vazhdojnë ta shpenzojnë energjinë elektrike dhe nuk e paguajnë KEDS-in.
E kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke synuar vendosjen e rregullit të pagesës në veri, në prill të këtij viti, pati deklaruar se do të hapin tregun me shpërndarës përmes shërbimeve tregtare.
Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi ka bërë të ditur se Qeveria është duke u angazhuar që përmes dialogut teknik të zbatojë marrëveshjen për energji.