Bardhi është ndër emrat më të rinj të muzikës shqiptare që shumë shpejt është kthyer në një nga të preferuarit e publikut, shkruan OnAir.
Kënga e parë e suksesshme e tij ishte ajo me titull “Betohemi” e cila u lansua gjatë kohës së pandemisë. Që prej asaj kohe Bardhi nuk ka ndalur së sjelluri këngë të tjera mjaft të pëlqyera nga audienca.
Një nga gjërat që e karakterizon artistin është edhe sjellja e tij mjaft e mirë në publik. Në këtë intervistë për emisionin “No Filt” Bardhi tregon se gjithnjë është cilësuar si një djalë i urtë. Pikërisht në këtë intervistë ai gjithashtu tregon mjaft detaje për jetën e tij të mëparshme. Bardhi rrëfen se gjithnjë e ka pasur ëndërr muzikën dhe pikërisht për këtë arsye edhe është larguar nga Kumanova.
Ndonëse suksesin ai e pati me këngën “Betohemi”, këngëtari gjithnjë ka shkruar tekste të ndryshme që prej një moshe mjaft të vogël. Kënga e parë që ai ka punuar në mënyrë profesionale ka qenë kur ai ka qenë vetëm 17 vjeç.
Bardhi tregon se aktualisht është duke punuar për albumin e tij. Ky album do ti tregojë publikut edhe anë të tjera të tij të cilat nuk i kemi njohur deri më tani.
Intervistën e tij të plotë mund ta gjeni në videon më poshtë: