Na ka bërë dhe vazhdon të na bëjë krenarë me sukseset e saj të padiskutueshme.
E tash ylli shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha po tregon që çdo ditë e më shumë i gjithë globi po e thërret emrin e saj dhe po kënaqet me hitet e shumta që po sjellë.
Pavarësisht kësaj, Bebe Rexha vazhdon të mbetet një prej vajzave shqiptare që ende qëndron me këmbë në tokë, e thjeshtësia e maturia që tregon e bëjnë edhe më të dashur e më të afërt me publikun.
Kësaj here këngëtarja na ka treguar se di të kënaqet edhe me këngët shqipe. Më parë na pat rastisur ta dëgjonim duke kërcyer me këngën e reperit, Capital T por tash na ka dëshmuar se nuk i lë anash as këngët popullore.