Këngëtarja është shumë aktive me koncerte në të cilat mbledh numër të madh fansash për ta parë nga afër atë.
Në një video që ka postuar së fundi në llogarinë e saj në Instagram, Bebe Rexha ka shfaqur haptas përkrahjen për komunitetin LGBT.
Në atë imazh, Bebe ishte shfaqur me flamur të komunitetit LGBT, për të treguar se përkrah ata në muajin që njihet si muaji i tyre.
Këngëtarja ka pranuar komente të shumta mbi atë fotografi, në të cilën shumë prej fansave e fyenin për qëndrimin.