Së fundmi hoxha i njohur Shefqet Krasniqi ishte i ftuar në emisionin “Kojshia Show”, shkruan OnAir.
Gjatë intervistës së tij në këtë emision ai sqaroi shumë gjëra për të cilat publiku ishte i paqartë rreth fesë islame. Një ndër to ishte edhe pjesëmarrja e grave në fitness.
Hoxha u shpreh se fitnessi është i këshillueshëm kjo për faktin se të pasurit forcë kishte domethënien e të pasurit shëndet. Ai tregoi se në kohët e mëparshme gratë nuk kishin nevojë që të ushtronin për faktin se ato gjatë gjithë ditës ishin duke bërë punë të rënda në fshat si për shembull punimi i tokës dhe mjelja e lopës.
Në ditët e tanishme, Hoxha thotë se fitnessi lejohet nga feja, por duhet ushtruar në ambiente ku femrat dhe meshkujt janë të ndarë nga njëri-tjetri.