Zhvillimet e fundit në procesin e dialogut janë kthyer tashmë në temën kryesore të diskutimeve në opinionin publik, shkruan OnAir.
Gjatë diskutimit në studion e emisionit “Direkt”, analisti Artan Behrami u shpreh se në të kaluarën, politika e jashtme e Kosovës ka pasur një kordinim mjaft të madh me strategjitë e BE-së dhe SHBA, por së fundmi kjo gjë nuk duket se po ndodh. Sipas tij, arsyeja se përse kjo po ndodh është për faktin se Kurti e ndjen veten se është në një pozicion më të lartë se të gjithë ndërmjetësuesit.
Sipas analistit kjo gjë u tregua edhe nga fakti se kryeministri nuk u konsultua përpara se të bënte publike propozimet e tij.
Behrami gjithashtu shprehet se Kurti nuk duhet të harrojë faktin se SHBA ka dhënë një ndihmesë mjaft të madhe në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Për këtë arsye Kurti nuk është ai që i bën rregullat për dialogun.