Kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ishte i ftuar në një intervistë për “Reporteri”, shkruan OnAir.
Gjatë kësaj interviste ai foli rreth shumë çështjeve të cilat janë kyçe për këtë komunë.
Një prej tyre ishte edhe Kulla e Jasharajve. Duke iu përgjigjur pyetjes se nëse ka ndonjë politikan që nuk është i mirëpritur aty, Bekim Jashari u shpreh se motoja e familjes së tij është që çdo person që nuk i ka duart të lyera me gjak është i mirëpritur. Ai tha se kjo gjë vlen edhe për komunitetin serb e jo më për ata që janë shqiptarë.
Pavarësisht kësaj ai gjithashtu u shpreh se për shkak të betimit që ka bërë në varrin e babait të tij, dy shteteve Serbisë dhe Rusisë u ka vënë vijën e kuqe.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: