Belgjika ka arritur të fitojë një nga ndeshjet më interesante në Kampionatin Botëror, pasi ka rikthyer rezultatin nga 0-2 në 3-2.
Në pjesën e dytë, japonezët e nisën furishëm duke zunë në befasi belgët me dy gola të shpejtë, ku i pari erdhi në minutën e 48-të nga Genki Haraguchi, i cili shënoi për 0-1 pas një kundërsulmi të shpejt në minutën e 48-të.
Kur pritej që këto gola të demoralizonin Belgjikën, kështu nuk ndodhi pasi belgët arritën të kthehen në lojë me shumë raste tjera të krijuara, ku gjetën edhe dy gola të shpejt.
Në minutën e 69-të ishte mbrojtësi Jan Vertonghen, i cili shënoi një gol të bukur me kokë për të ngushtuar epërsinë 1-2, ndërsa vetëm pas pesë minutave shënoi Marouane Fellaini gjithashtu me kokë për 2-2.
Ky gol i motivoi edhe më shumë belgët, të cilët vazhduan të sulmonin dhe krejt në fund gjetën edhe golin e fitores me anë të Nacer Chadli, i cili në minutën e fundit shtesë shënoi për 3-2 duke vulosur fitoren dhe rezultatin përfundimtar.