Së fundmi vendimi për të shpallur ish kryeministrin e Shqipërisë “non grata” nga SHBA shkaktoi diskutime të shumta në opinionin publik, shkruan OnAir.
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Berisha u shpreh se prapa këtij vendimi qëndronin kryeministri aktual i Shqipërisë Edi Rama dhe George Soros.
Sipas Berishës, Soros përdor miliardat e tij për të pasur pushtet politik. Gjithashtu ai foli rreth miqësisë së ditur ndërmjet tij dhe Ramës. Gjithashtu Berisha shprehet se gjithnjë ka folur publikisht kundra miliarderit duke e cilësuar këtë të fundit edhe si armik të demokracisë në Shqipëri. Ish kryeministri i Shqipërisë gjithashtu tha se Sorosi është një nga korruptorët më të mëdhenj të politikanëve.