Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” për të diskutuar rreth ngjarjeve të fundit politike në Shqipëri dhe Kosovë, shkruan OnAir.
Gjatë diskutimit në studio, ai zbuloi se Thaçi ka bërë përpjekje të mëdha për tu takuar, por Berisha nuk ka pranuar. Ish kryeministri i Shqipërisë shprehet se këtë gjë e ka bërë për shkak të takimeve të fshehta që Thaçi zhvillonte me Ramën.
Ndërkohë ai gjithashtu tregoi se Soros e ka planifikuar ndarjen e kufijve.