Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bëri të ditur se gjatë një ceremonie solemne ka ndarë Çmimin Vjetor për Kinematografi dhe Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu”.
Çmimi Vjetor për Kinematografi për vitin 2017 iu nda regjisores Blerta Zeqiri ndërsa Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” në fushën e kinematografisë iu nda regjisorit Besim Sahatçiut-post mortum.