Në Administratën Tatimore të Kosovës nuk është arritur të realizohet plani i të hyrave për periudhën janar-maj për shkak të pandemisë Covid-19.
ATK-ja për këtë periudhë nuk ka arritur të realizojë planin e të hyrave përreth 45 milionë euro, ndërsa, 22 milionë euro ka inkasuar më pak në pesë mujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.