Pandemia dhe masat e ndryshme të marra nga qeveria i kanë dëmtuar shumë biznese të sektorit të gastronomisë, shkruan OnAir.
Ndonëse aktualisht restorantet, baret dhe kafenetë janë të hapura, pjesa tjetër e këtij sektori si klubet e natës dhe sallat e dasmave vijojnë të jenë të mbyllura. Kryetari i “Shoqatës së gastronomëve” Petrit Kllokoqi u shpreh se kanë qenë kundra vendimit të qeverisë së kaluar për një subvencionim kolektiv të bizneseve. Për pasojë të këtij vendimi shumë biznese të cilat janë të mbyllura janë subvencionuar vetëm një herë.
Ai është shprehur se kërkojnë nga qeveria aktuale që të bëjë një klasifikim më të mirë të bizneseve dhe subvencionet të merrent në bazë të performancës.