Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk i ka rënë pishman për deklaratat e tij dhënë një natë më parë në media për prokurorin e dorëhequr, Elez Blakaj, që po hetonte listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Haradiaj, pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë, ka përsëritur këto deklarata duke thënë për më tepër se rasti Blakaj po rrezikon marrjen e liberalizimit ë vizave për Kosovën.