Fuqi për rrugë dhe terrene të vështira, megjithatë X7 duhet t’i nënshtrohet ndëshkimit të para prodhimit
Kanë kaluar dy dekada që kur BMW e lansoi modelin e parë të X5, si crossoverin e parë
Prej atëherë, kemi pasur shumë makina të njëjta, me madhësi dhe forma të ndryshuara lehtë.
Tani, është gati ta lansojë një shumë më të madh, ndërsa videoja e shpërndarë, tregon se është në fazën e testimit.
Sikur edhe prodhuesit e tjerë, njëjtë ka vepruar edhe BMW që e ka vënë në testim në temperatura të ndryshme, prej ftohtësive ekstreme, deri te nxehtësitë përvëluese, si dhe prej rrugëve të hapura deri në ato të ngjeshura urbane.
Pos fuqive dhe luksit të lartë, BMW X7 do të jetë në gjendje të rivalizojë me Rolls-Royce Cullinan dhe Mercedes-Bens GLS-Class.