Shkurte Gashi është jo vetëm një bashkëpunëtore e çunave “Threedots Production” por edhe një mikeshë e mirë e tyre. Prej vitesh mes Shkurtes dhe Florit ekziston një raport i mirë profesional dhe shoqëror prej të cilit kanë lindur edhe hitet si ;”Dashuria”, “Tu luta” apo “Si dikur”.
Në “Shiko Kush Luan” kur çunat e Threedots ishin të ftuar, Bruno shprehu një dëshirë: Të realizonte një bashkëpunim me Shkurte Gashin.
Shkurtja e ka dëgjuar dhe ia ka plotësuar dëshirën Brunos pasi siç edhe Blitz.al zbuloi më parë ata janë duke punuar për një projekt të ri.
Kantautori Flori Mumajesi ka publikuar një foto në Instastory ku tregon se ndodhen në prapaskenat e xhirimit të një klipi.
Ai ka bërë tag Shkurten dhe Brunon duke treguar se bashkëpunimi i tyre është në fazën finale tashmë pasi klipi po xhirohet.