Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujari Nishani, ishte i ftuari i radhës në emisionin “Kojshia show”, shkruan OnAir.
Gjatë intervistës që ai dha për këtë emision ai rrëfeu shumë histori dhe kujtime nga pozicionet e tij të rëndësishme që ka mbajtur gjatë karierës së tij të gjatë në jetën politike shqiptare.
Për të, një ndër kujtimet më të veçanta ka qenë gjatë viteve ’93-’94 teksa punonte në Ministrinë e brendshme. Gjatë kësaj kohe ai takohej me personalitete të ndryshme nga Kosova, ku midis tyre ka qenë edhe heroi Adem Jashari. Nishani tregon se shumë çështje të cilat ata kanë diskutuar nuk kanë qenë të mundura që të bëheshin publike, kjo dhe për shkak të natyrës së tyre.
Intervistën e plotë të Bujar Nishanit mund ta gjeni në videon më poshtë: