Në këtë puntatë të radhës të emisionit “Kojshia Show” ishte i ftuar ish presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, shkruan OnAir.
Gjatë kësaj interviste ai ndau me publikun kujtime të shumta të tij nga karriera e gjatë e tij në politikë dhe jo vetëm.
Një ndër çështjet e rëndësishme ku u ndal ishin edhe çështje të cilat kanë lidhje me Kosovën, ku një prej më të komentuarave ishte edhe aktakuzat që rëndojnë mbi Hashim Thaçin dhe ish krerët e tjerë të UÇK.
Nishani u shpreh se formalisht ai beson se kjo është një çështje e drejtësisë dhe se sistemi drejtësor nuk mund të paragjykohet. Pavarësisht kësaj, ai shprehu bindjen e tij personale se këta persona nuk kanë qenë të përfshirë në krime lufte. Kjo vjen me arsyetimin se lufta e zhvilluar nga ushtria e Kosovës ka qenë një luftë për mbrojtje dhe për rezistencë. Për rjedhojë ata nuk kanë pasur mundësinë që të përfshihen në këto aktivitete.
Intervistën e plotë të tij e gjeni në videon më poshtë: