‘Capital T’, edhe njëherë ka shfaqur anën e tij humane dhe atë në momentet më të vështira për popullin shqiptarë.
Ai është paraqitur vazhdimisht prej zonave të prekura nga lëkundjet, e që shkaktuan dhjetëra viktima e qindra të lënduar.
Madje këngëtari po angazhohet edhe në strehimin e familjeve shqiptare në Kosovë, ku interesimi për strehimin e tyre nga populli i Kosovës është i madh.
Së fundmi ai është parë me një foshnje në krah, ku ka shkruar “Na u nisëm për Kosovë”.
Kujtojmë që emra të njohur të skenës muzikore, sportive e kulturore janë aktivizuar me të madhe për tu dalë në ndihmë të prekurve nga kjo fatkeqësi natyrore.