Së fundmi Hoxha Shefqet Krasniqi ishte i ftuar në emisionin “Kojshia Show”, shkruan OnAir.
Gjatë bisedës në studio ai dhe moderatori Sadri Imeri u ndalën për të komentuar ngjarjet e fundit të aktualitetit nga këndvështrimi i fesë islame.
Hoxha Shefqet Krasniqi u shpreh se mënyra më e mirë për të luftuar ndaj fenomeneve negative në shoqëri është nëpërmjet edukatës fetare. Kjo edukatë duhet tu jepet fëmijëve nga familja që në momentin kur fëmija fillon të kuptojë fjalët e para. Më pas kur edukimi i fëmijës merret në dorë nga shteti nëpërmjet shkollave, atëherë duhet që shteti të fusë edukatën fetare në kurrikulumin e shkollave. Sipas tij, një qeveri që nuk e bën diçka të tillë, nuk ia do të mirën popullit dhe vendit të vet. Për Hoxhën, edukata fetare në shkolla i ndihmon të gjithë në të gjitha aspektet.
Hoxha Shefqet Krasniqi shprehet se edukata fetare është e vetmja zgjidhje për të eleminuar elementet negative dhe që të eci shteti përpara.