Shumëkush prej nesh mezi e pret ditën e dielë dhe kjo jo pa arsye. E diela është dita e fundit e javës e cila shërben jo vetëm si një ditë retrospektive për javën që lejmë pas, por edhe si një ditë përgatitjeje për javën që na pret. Kjo është edhe dita kur shumica e televizioneve zgjedhin të jenë pranë publikut me programe maratonë, shkruan OnAir.
Përjashtim nuk bën as “ATV”, i cili sjell pranë jush programin e quajtur “E diela vlen”. Ashtu si edhe titulli thotë, vërtetë ja vlen që të shpenzoni të dielën tuaj në shoqërinë e këtij emision. Një program ku çdo moshë do të gjejë diçka informative dhe argëtuese.
Edhe këtë të dielë surprizat në këtë program do të jenë të shumta falë rubrikave të ndryshme. Të shumtë do të jenë personazhet e ftuar që me historitë e tyre do t’iu falin emocione të shumta. Gjithashtu do të keni mundësinë të mësoni rreth tyre detaje dhe fakte të cilat mbase nuk i keni ditur më parë.
Ju presim këtë të dielë pranë stacionit televiziv “ATV” nga ora 12:00 për të qendruar së bashku.