Lediana dhe Mevlani janë një ndër çiftet më të komentuara nga publiku, kjo dhe për shkak të historisë mjaft të komplikuar që është ndërmjet tyre, shkruan OnAir.
Deklarata e të dyve për njëri-tjetrin dukej se do të përmirësonte gjërat, por nuk ndodhi kështu. Para disa ditësh Lediana komunikoi nëpërmjet Instagramit të saj se kishte marrë vendimin për tu larguar nga formati televiziv. Ky vendim shkaktoi reagime dhe dyshime të shumta.
Këto dyshime për vërtetësinë e saj, patën edhe një infekt te Mevlani. Ai u shpreh në puntatën e djeshme se kërkonte sinqeritet prej saj.
E gjithë kjo situatë shkaktoi pikëpyetje të shumta për publikun se çfarë po ndodhte me çiftin e shumëpërfolur. Lediana me anë të një story të publikuar në profilin e saj i sqaroi të gjitha. Ajo postoi një video së bashku me Mevlanin. Kjo shërbeu si një tregues se çifti ka ndërmënd që ta vazhdojë njohjen e tyre larg programit.