Elizabeth Dowing dhe Robert Wilton janë një çift britanik të cilët kanë rreth 15 vite që jetojnë në Kosovë, shkruan OnAir.
Ata ishin të ftuarit e radhës në emisionin “N’shpi” të cilët provuan dhe ndanë mendimet e tyre rreth gatimeve tradicionale në Kosovë. Të dy duke qenë se kishin një kohë të gjatë që jetonin në Kosovë i kishin provuar shumë herë më parë këto gatime e madje kishin edhe të preferuarat e tyre.
Diçka që u binte në sy përveç gatimeve ishin edhe zakonet e të ngrënit në darka të ndryshme familjare. Ata i cilësonin këto si elemente të unitetit brenda familjeve.
Për të parë reagimet e plota të tyre mund të ndiqni videon më poshtë: