Personazhet e formatit televiziv “Përputhen” janë kthyer në disa nga personazhet më të ndjekur së fundmi, shkruan OnAir.
Pikërisht për shkak të popullaritetit që ata aktualisht zotërojnë, ata kontaktohen nga biznese të shumta për reklamime të ndryshme. Kjo gjë bën që ata të fitojnë shuma të konsiderueshme parash. Gjithashtu disa kohë më parë për disa prej personazheve u bënë publike se sa u kërkonin bizneseve për tu bërë pjesë e “giveaway” që këta personazhe organizojnë në Instagram.
Së fundmi ishte moderatorja e njohur shqiptare Aulona Musta e cila së fundmi tregoi se njëri nga çiftet e krijuara së fundmi në program i kanë kërkuar 5000 euro për një intervistë. Moderatorja aktualisht është në fazat e përgatitjes së emisionit të saj më të ri.