Aktorja e njohur Arjola Demiri ishte e ftuara e radhës në emisionin “Robi plaket kur don vet”, shkruan OnAir.
Gjatë intervistës ajo foli për momente të ndryshme në karrierën e saj dhe në jetën e saj personale.
Një ndër pyetjet më pikante të kësaj interviste ishte në momentin kur Roberti e pyet aktoren se cili ose cila nga kolegët e saj nuk ia ka haberin aktrimit. Arjola u përgjigj se ajo i konsideron të gjithë të talentuar, por në këtë profesion duhet punë e vazhdueshme.
Aktorja u shpreh se edhe ajo vet është në rrugën për tu zhvilluar më shumë profesionalisht dhe për të gjetur vetveten. Ajo tregoi se kishte një periudhë 10 vjeçare në të cilën ishte larguar nga profesioni i saj, pavarësisht se kishte ambicie shumë të mëdha për profesionin e saj.