Dita e Bajramit përveçse një ditë mjaft e shënuar për besimtarët e fesë islame, gjithashtu është një ditë e mbushur me tradita të shumta të cilat janë të veçanta për çdo vend, shkruan OnAir.
Një nga traditat që mund të përmëndim është traditja e veshjes së çorapeve të bardha në këtë ditë. Kryesisht vendi i njohur për këtë traditë është qyteti i Skënderajve.
Gazetarja e terrenit nga “ATV” shkoi pikërisht në këtë qytet për të marrë më shumë informacion rreth kësaj tradite. Siç mund të shihet edhe në videon më poshtë, kryesisht ata që e ruajnë këtë traditë janë qytetarët pak më të moshuar. Ndërkohë të rinjtë duket se nuk e vrasin shumë mendjen për ngjyrën e çorapeve. Gjithashtu disa prej qytetarëve tregojnë se çorapet e bardha tregojnë pastërti e gjithashtu ngjyra e bardhë njihet gjithashtu edhe si ngjyra e paqes.