Dafina Zeqiri ditëve të fundit po tërbon rrjetin me pamjet provokuese.
Ndonëse nuk po kalon ditë pa treguar diçka më shumë nga trupi i saj, ajo edhe kësaj radhe ka bërë të njëjtën gjë.
Në Instagram, Dafina ka publikuar pamje teksa shihet vetëm dora e dikujt duke i bërë masazh në të pasme, e që Dafina nuk e ka pasur problem aspak ta ndajë me ndjekësit e saj.
Ndryshe, ditë më parë këngëtarja u komentua shumë për koncertin e mbajtur në Ulqin bashkë me Ledrin, ku dhe i bëri ‘twerk’ atij, duke bërë që shumë nga fansat të shpresojnë për një rikthim të tyre!
Mirëpo, tashmë të dy kanë vazhduar jetën e tyre, ku Dafina ka vite që është në lidhje me domenikanin Jose Rodriguez, ndërsa dhe Ledri një intervistë së fundmi tha se ma gjetur “Princess Diana-n” e tij