Trendët botërore janë nga më të ndryshmet dhe stilin mund ta krijoj secili në vete.
Këtë vite kemi patur mundësi të shohim një trend të ri të veshjes kombinimi i veshjeve sportive me ato më elegante, por që është praktikuar dhe pranuar aq këndshëm.
Një stil shumë të veçantë ka dhe Dafina, ajo shpesh shfaqet me xhinse dhe çizme që për të është njëra nga veshjet e preferuara. Përndryshe këngëtarja është rikthyer në Kosovë ku është duke mbajtur koncerte nëpër të gjitha trojet shqiptare. Mbrëmë ishte në një koncert bashkë më ish të dashurin Lerdin ku ata nëpër disa video u panë në krahë të njëri tjetrit dhe ku shkëmbyen përqafime miqësore.
Dafina me këto imazhe vazhdon të promovoj dhe ta rikujtojë këngën e publikuar javë më parë ‘Fuego’.