Përfaqësuesit e PSD-së dhe VV-së ishin përfshirë në përleshje fizike, pas një debati televiziv i cili ishte i shoqëruar me tensione, akuza e ofendime ndaj njëri-tjetrit.
Dhuna fizike mes Molliqajt e Abazit kishte eskaluar në korridorin e një kolegji, teksa po dilnin nga studioja e improvizuar televizive ku po trasmetohej emisioni ndërsa e tërë ngjarja ëshë filmuar nga kamerat e sigurisë.
Molliqaj në Rubikon kishte deklaruar që nuk e kishte prekur fare me dorë Haki Abazin, ndërsa videoja e publikuar flet krejt të kundërtën.
Deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga dyshja e përfshirë në këtë ngjarje.