Opinionisti Dardan Sejdiu ishte pjesë e panelit të të ftuarve të radhës në emisionin “Rubikon” për të komentuar rreth zhvillimeve të fundit që i përkasin procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan OnAir.
Sejdiu u shpreh se tashmë jemi futur në një proces që mund të sjellë largimin e Serbisë nga jeta e përditshme e politikës së Kosovës. Sipas tij, politika kosovare ka qenë deri më tani peng i temës së dialogut. Gjithashtu ai përmëndi edhe mbështetjen dhe faktin se SHBA tashmë është duke luajtur një rol më aktiv në këtë proces.
Opinionisti u shpreh se duke u bazuar në zhvillimet e fundit ai mendon se Albin Kurti është politikan i konfliktit dhe se është duke e kërkuar këtë gjë. Po ashtu ai është i mendimit se do ishte mirë që deklaratat e kryeministrit të ishin vetëm për përdorim të brendshëm dhe të mos merreshin shumë parasysh nga ndërkombëtarët.
Sipas tij, fjalimi i fundit i Kurtit ishte mjaft problematik pasi e bënte të dukej sikur çdo gjë rreth këtij procesi fillon nga ai. Ndërkohë që në këtë proces janë të përfshirë edhe shumë shtete të tjera.