Këngëtarja e njohur Luljeta Shala ka qenë e pranishme në xhirimet e Vitit të Ri tek Vizioni Libonia vitin e kaluar e sigurisht që as këtë vit nuk do të mungojë në listën e emrave që do jenë pjesë e xhirimeve Vizioni Libonia 2020, shkruan OnAir
Madje këngëtarja e njohur vitin e kaluar kishte arritur që të sjell një performancë të jashtëzakonshme me këngën “Bojna dasem të madhe”, duke siguruar kështu edhe miliona klikime në kanalin zyrtar të Vizioni Libonia në YouTube.
Këngëtarja gjatë këtij viti ka qenë shumë aktive me lansimin e projekteve muzikore/OnAir