Mbrëmë është transmetuar episodi i nëntë i serialit më të ri në guidën programore të RTK-së, shkruan OnAir
Episodi i radhës i serialit që po prek rekorde të shikueshmërisë me titull “iStar” në secilin episod po arrin që të përcjell situata interesante dhe që pasqyrojnë një pjesë të mirë të realitetit shqiptar, e sidomos në shoqërinë kosovare duke u përballur me trendet e fundit.
Kësaj radhe ata kanë vendosur që përmes aktorëve Teuta Krasniqi dhe Donat Qosja të cilët interpretojnë rolin e një çifti të divorcuar për shkak të dhunës së ushtruar nga burri ndaj gruas.
Ai mundohet që t’i kërkojë falje me pretendimin që ka ndryshuar tashmë. Madje bën edhe ca vizatime për ta bindur akoma më shumë.