Debat i ashpër në “Debat Plus” është zhvilluar për listat e veteranëve është zhvilluar në mes të Nasim Haradinajt nga OVL UÇK dhe Ministet Shalës, i njohur në luftë si “Hoxha”.
Hoxha ka thënë se në Prizren sa ishte kryetar i OVL UÇK-së në Prizren, Zafir Berisha nuk ka pasur pagesa për anëtarësim ndërsa pas largimit të tij kanë filluar pagesat.
Haradinaj i është përgjigjur se Zafir Berisha po të donte OVL qëndronte aty e nuk shkonte në politikë.
“Zafir Berisha po të donte OVL do të qëndronte si unë e jo të kyçej në politikë”, tha Nasim Haradinaj.
Hoxha ka thënë se është gëzuar kur është publikuar lista e prokurorisë me veteranët e rrejshëm, pasi sipas ti ai vet ka parë duke u blerë kartat e veteranëve.