Në Shtëpinë e Kulturës në Rahovec u mbajt akademia përkujtimore për 20 vjetorin e rënies së dëshmorit të UÇK-së, Agim Kelmendit.
Në kuadër të kësaj akademie që mblodhi miq e familjarë të dëshmorit, si dhe krerë institucionalë, u shfaq edhe dokumentari “Agimi i lirisë”. Ky dokumentar i autorëve Myrvete Axhami dhe Qemajl Krasniqi, flet për jetën e dëshmorit Agim Kelmendi, i cili gjithashtu ishte edhe aktivist për pajtimin e gjaqeve.