Njëri nga themeluesit e LDK në Komunën e Malishevës, Cim Desku ishte i ftuari i rradhës në emisionin “Debat Plus”, shkruan OnAir.
Gjatë përballjes me gazetarin Vehbi Kajtazi ata u ndalën te një nga çështjet më të diskutuara që është supozimi se Hashim Thaçi ka qenë pjesëmarrës në arrestimin e Deskut. Kjo gjë ka dalë nga dokumentat ku tregojnë se Desku ka deklaruar se Sabit Shala e ka arrestuar me urdhër të Hashim Thaçit.
Desku përgjigjet se kjo nuk është diçka e vërtetë. Sipas tij këto janë deklarata të falsifikuara nga UNMIK për shkak të konfilkteve që janë ndërmjet shqiptarëve.
Deklaratën e plotë të Deskut mund ta gjeni në videon më poshtë: