Ura që lidh Gjenovën me aeroportin e saj është shembur mesditën e sotme.
Ura Morandi është pjesë e autostradës A10 dhe nga 1182 metra që është e tërë gjatësia e saj janë shembur 200 metra.
Një pjesë e urës së shembur ka rënë mbi lumin Polcevera e një pjesë tjetër mbi një zonë idustriale që ndodhej poshtë saj.
Mediat italiane raportojnë për të paktën 10 viktima ndërkohë që forcat e shpëtimit thonë se kanë parë shumë makina që janë të shtypura mes rrënojave dhe brenda ka të vdekur.