Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka takuar sot viktimat e strehuara në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë.
Atyre u ka premtuar mbështetje institucionale dhe bashkëpunim derisa ka theksuar se dhuna në familje duhet të trajtohet më seriozisht.
Selimi ka pranuar se sfidë mbetet riintegrimi i viktimave por sipas tij së shpejti do t’i implementojnë planet që i kanë për bashkëpunim edhe me sektorin privat për të mundësuar riintegrimin e tyre.