Don Xhoni është aktualisht një nga emrat më të suksesshëm të muzikës hip-hop shqip, shkruan OnAir.
Ndonëse u cilësua fillimisht si një “fenomen i karantinës”, deri më tani ai nuk e ka zhgënjyer publikun me projektet e ndryshme muzikore që ka sjellë. Në fakt ato vetëm sa kanë ndihmuar në rritjen e famës së tij.
Gjithashtu, Don Xhoni është një nga personazhet më aktiv në rrjetin social Instagram. Pikërisht në këtë rrjet ai lajmëroi fansat e tij për surprizën e radhës.
Në insta story, reperi postoi disa video ku ai performonte një pjesë të asaj që mësuam që do të jetë kënga e re e reperit. Kjo këngë do të mbaj titullin “Deri Kur” dhe pritet të jetë një këngë dedikuar dashurisë. Menjëherë pas postimit të këtyre videove, fansat e tij ishin të shpejtë që të tregonin suportin e tyre.
Duke parë këtë mbështetje kaq të madhe, Don Xhoni i falënderoi dhe u premtoi se në klip do të kishte një surprizë të madhe për ta.