Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij nga shkaku i kërcënimeve.
Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandar Lumezi, deklaroi se më parë në formë të shkruar nuk është informuar nga ana e Blakajt se ka marrë kërcënime lidhur me punën e tij, dhe se e vetmja shkresë zyrtare ka qenë dorëheqja e tij.