Kjo puntatë e radhës e emisionit “Pasdite” në “RTV Dukagjini” na njohu me Shefqet Kadushanin, një 70 vjeçar me një pasion shumë të veçantë, shkruan OnAir.
I rritur me këngë folklorike dhe me zërin e babait të tij, ai thotë se pikërisht në këto këngë shpirti i tij gjen pushim.
Kadushani tregon se ka një koleksion me mbi 2 mijë audio kaseta me këngë të vjetra folklorike. Për të ky koleksion është diçka që nuk matet me asnjë lloj vlere monetare. Shefqet Kadushani tregon se e ka filluar këtë koleksion që në vitin 1968 dhe ka arritur ta shpëtojë këto kaseta edhe nga lufta që ndodhi në Kosovë.
Për të, këto këngë bartin vlera të çmuara sepse tregojnë historinë e kombit shqiptar. Zotëria tregon se ai ende ka ndër mend të zgjerojë këtë koleksion edhe më shumë në vazhdim.