Në këtë puntatë të radhës të emisionit “8a8” me Adelina Ismailin ishte një i ftuar mjaft kontraversial, shkruan OnAir.
Bëhet fjalë pikërisht për Drilon Gashin, i cili shpesh ka bërë bujë në media me deklaratat e tij që duken se shkojnë kundra rrymës së islamit ekstrem.
Në një moment të kësaj interviste, ai tregon edhe një ngjarje që i ka ndodhur në periudhën kur ai studionte në Arabi. Gashi tregoi se si gjatë asaj kohe kishte raste kur shokët e tij të cilët ishin të martuar vinin në shtëpinë e tij për vizitë së bashku me gratë e tyre. Gjatë këtyre vizitave ndodhte që të shihej me gratë e tyre kur ato ishin pa shami teksa shkëmbeheshin në ambiente të përbashkëta si sallon ose tualet. Kur diçka e tillë ndodhte, gratë shqetësoheshin për paragjykimet.
Gashi tregon se si diçka e kundërt ndodhte në kohën e profetit Muhamed. Kur profeti shkonte për të vizituar shtëpinë e mësuesve ndodhte që kur burrat nuk gjendeshin, nuk ishte problem për gratë që të bënin zakonet e mikpritjes.
Gjithashtu Hoxha tregon se si ndarja e burrave dhe grave nëpër ambiente të ndryshme është traditë arabe, por jo fetare. Ai shprehet se kjo ka lindur për shkak të frikës që ekzistonte për kundravajtje seksuale.