Është prezantuar droni i parë autonom, i specializuar për të lëvizur vetëm për ambiente të brendshme, që është krijuar nga dy kompani evropiane.
Fluturakja e paemëruar lëvizë vet nëpër korridore, punishte, dhoma apo zyra, për të ndaluar sipër mbushësit me wireless, pasi t’i jenë shpenzuar bateritë
Kamera e vendosur poshtë pajisjes me katër helika, filmon dhe shfaqë të kohë reale pamjet në monitorët kujdestar. Madje, mund të njoftojë pjesëtarët e sigurimit për ndonjë plaçkitës apo aktivitet të dyshimtë.
Inxhinierët pas këtij projekti, thonë se pronarët e ndërtesave mund t’i zëvendësojnë kamerat statike, me këtë dron që është shumë më efikas dhe kushton më pak.