Ditën e djeshme u shpall fitorja e mandatit të tretë të Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike, shkruan OnAir.
Pas shpalljes së këtij rezultati në opinionin publik pati diskutime të shumta për sa i përket legjitimitetit të këtyre zgjedhjeve. Për të sqaruar të gjitha këto pikëpyetje nga ana e publiku, e ftuar në emisionin “Çim Peka Live” ishte një nga figurat më të rëndësishme të kësaj partie, Grida Duma.
Ajo u shpreh gjatë emisionit se ekziston një lidhje organike ndërmjet shumë anëtarëve të kësaj partie dhe Lulzim Bashës. Gjithashtu, ajo u shpreh se edhe ajo vetë e kishte votuar Bashën në këto zgjedhje. Sipas saj, Basha është një mbajtës i madh i diversitetit që ka PD.